BallinaVitrina e libritGreta Kadare -Ora e zemrës

Greta Kadare -Ora e zemrës

Asnjëherë s’më the të vërtetën,
ndaj mendimet i trazoj me gjendjen.

Unë, për të ardhur tek ti, ecja me zemër,
udhën e bëja duke shkelur mbi mendje.

Heshtja ime pikëllohej,
ti aq larg — nuk e shihje.

Shërohesha me vegime,
me perëndime, me lindje,
e mbuloja trishtimin
me buzëqeshjen e syve.

Ora e zemrës ngatërruar vite,
ndalej në muzg, harronte trokitjen.

Sa herë ti mungoje,
përqafoja pritjen.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT