Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritXhavit Gasa-LE T’MË THONË

Xhavit Gasa-LE T’MË THONË

LE T’MË THONË
Le t’më thonë poet fshatar ke mbet,
Unë nuk zemrohem kurrë,
vargjet të bëhen bereqet,
librat hambarë për misër e grurë!


Le t’më thonë s’të besojmë fare,
për zhgaravinat që çdo ditë shkruan,
t’mi shajnë duart me kallo e lëkurë plasur,
për fshatin kam shkruar e do të shkruaj!


Le t’më thonë ke mbetur mbrapa,
sot shkruhen mijëra poezi moderne,
ani bré, unë nuk i nxitoj fare hapat,
s’vdes përralla e lepurit me breshkën!


Le t’më thonë ç’të duan thashethemxhijntë,
të marrin dhe altoporlantë e të çirren,
për besë n’më bëhet vonë për fjalë pas shpine,
sytë verbohen nga nata,jo përballja e tyre!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT