Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritRemzi Limani-DIKUSH E NXIU

Remzi Limani-DIKUSH E NXIU

DIKUSH E NXIU
Ajo kishte duar të bardha
nuk e di kush ia nxiu
më pas, fytyra iu bë e zezë
kush ja nxiu nuk e di


trupi prej shkumbe të bardhë
iu vesh me të zezën futë
nuk e di kush e nxiu
mbase, kuajt e zi


që kalërojnë me egërsi
nuk e di
kush ja hedhi
të zezën mbi të bardhën


të gjorës
ia shlyen gjithë të bardhat.
Thonë, se vetë e zuri të zezën
për të kalëruar natën pa u parë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT