Flokë thinjura nga hallet,
o tokë me gurë e me det.
Sa shekuj të kanë kaluan
sa plagë, sa betime, sa dert
Thinjat i ke nga mërgimi,
nga djemtë që të ikën larg.
I numërove netëve me hënë,
nëpër male e nëpër vaj.
s’të thyen as zjarri,
as ngrica,
as koha që
të shkroi rrudhat
Në ballë ti ke shqiponjën dy krenaare
në zemër rrënjosur
këngën
Flokë thinjura nga hallet,
po rrënjë të thella
ke ti
Se kush duron stuhitë shekullore,
Di të
Rilindë përsëri .
Ke kaluar shumë beteja
Nëpër halle që su lodhe
O flokë thinjura nga dertet
Nëpër stuhi që kalove!
Me ata flokët plot thinja
Kalëruar nëpër re
Jetës i jep ngjyrat
e kohës
Shpresë plot jetë ëndërr të re .
Ec krenare pa u tundur
Se nuk bie krenaria
Që të lanë të parët tanë
Brenda zarfit zgjuarsia .
