Bruno Fernandes ka folur në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos.
Së fundmi kanë qarkulluar spekulime të shumta për të ardhmen e yllit portugez Cristiano Ronaldo, ku thuhet se ky i fundit ka kërkuar largimin nga Manchester United.
Por, këto spekulime tani i ka demantuar bashkëkombësi i tij, Bruno Fernandes, i cili tregoi që ka folur me Ronaldon dhe se e pret atë që të paraqitet në stërvitjet parasezonale.
“Situata e Cristiano Ronaldos? Unë fola me atë para disa javëve, kështu që e pres ta takojë Cristianon në ditën e katërt të stërvitjes parasezonale, dhe këtu nuk asgjë tjetër për të shtuar”, tha Fernandes, përcjell lajmi.net.
“Unë nuk e besoj që Manchester United janë të gatshëm të humbasin një burim të golave siç është Ronaldo”, përfundoi mesfushori i ‘Djajve të Kuq’.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e yllit portugez.
