TË SHKRUASH DHE TË DASHUROSH
E lehtë s’ është aspak
Për dashurinë të pikasësh fjalë në letër
Gjer në qiell mburru, por s’ je poet
Nëse shpirti flet diçka tjetër !
As të dashurosh, s’ është e lehtë
Nëse përherë s’ të flet shpirti e qesh buza
Ngrirë të mbetë puthja e të tradhëton ndjenja
Fjalët humbin, si poetit kur i ikën muza !
