BallinaSportArijon Ibrahimoviq huazohet te Augsburg

Arijon Ibrahimoviq huazohet te Augsburg

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, do ta vazhdojë karrierën te Augsburg, pasi Bayern Munchen e ka huazuar njëzet vjeçarin te skuadra tjetër e Bundesligës.

Lëvizja është zyrtarizuar të martën nga të dy klubet. Ibrahimoviqi do të luajë te Augsburgu deri në fund të sezonit, ndërsa klubi i ri ka gjithashtu opsionin për ta blerë përfundimisht kartonin e tij.

Klubet nuk kanë publikuar detaje të tjera financiare të marrëveshjes.

Mesfushori ofensiv edicionin e kaluar ishte i huazuar te Heidenheimi, ku fitoi përvojë të rëndësishme në Bundesliga, duke zhvilluar tridhjetë e katër paraqitje në të gjitha garat dhe duke shënuar dy gola e duke dhënë pesë asistime.

Pas rikthimit nga Heidenheim, Bayerni fillimisht kishte planifikuar ta përfshinte Ibrahimoviqin në skuadrën e parë për sezonin e ri. Megjithatë, mes konkurrencës së madhe në ekipin bavarez, njëzet vjeçari nuk arriti të siguronte hapësirën e dëshiruar dhe vendosi të vazhdojë zhvillimin përmes një huazimi tjetër.

Ibrahimoviqi është një futbollist me prejardhje nga Kosova, i lindur në Gjermani, dhe aktualisht përfaqëson Kombëtaren U21 të Gjermanisë./rtk

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT