Aty ku e pres, mungoj vetëm unë
Çdo gjë është gati vera, gota
Mishi i pjekur në hell, sofra
A thua do të dijë se e prisja
Edhe atëherë kur s’do të vinte
Në fund të çdo shprese e durimi
Pritja ime niste nga vetë fillimi
Çdo gjë, çdo gjë është gati
Kulla ime hap dyet me fletë
Nipat ngrenë dolli heqin valle
Kafka ime gjëmon si daullë dasme
Pritja ime pa mua atin shalon.
