..” Njerëzit në etapat e jetës tonë…!!”
….Isha në Elbasan në promovimin e një libri me tregime të një mikes time.
Takimi ishte tek Biblioteka e Qytetit Elbasan ” Qemal Baholli”
U ndesha me një shok të hershëm të rinisë tonë të parë.
Njeri babaxhan dhe tepër i qetë. Më ftoi tek “Kondori 1” dhe duke pirë diçka, filluam të bisedojmë për kohën që kishim larg njëri tjetrit. Ashtu butë butë bashkë me shokun tim ligjëruam:
-“Jeta jonë një përvojë, një eksperiencë. Çdo etape e saj analizohet:
Disa njerëz, i duam, por nuk i afrojmë, sepse, nga larg janë më joshës, nga larg, janë më fisnikë, nga larg, janë më të çmuar.
Disa njerëz, i duam, bëjmë çdo gjë për të qenë afër atyre, bëjmë gjithshka për të ndarë çdo detaj i jetës sonë me ta, na dhëmb të rrish larg tyre, është e pamundur të imagjinohet jetën tonë pa ata.
Disa njerëz, i duam, urojmë të jetojmë me histori të bukura me ta, dalim në çdo rrethanë vetëm për t’u takuar me ta, dalim duke gjetur ndonjë justifikim vetëm për t’i parë, dhe shpesh jetojmë në fantazinë tonë të përbashkët.
Disa njerëz, i duam, e mbushim jetën tonë me dashurinë e tyre dhe ne flasim rreth tyre për botën, vazhdimisht pëshpërisim me vend dhe pa vënd emrat e tyre, na duhet prania e tyre, si uji, si ajri, mbytemi kur ata nuk janë përreth nesh qoftë dhe në fantazite tona.
Disa njerëz, i duam, sepse ata meritojnë, që veç të të duan, mësojmë prej tyre, pikturojmë ngjyrën e jetës me ta, bëjmë gjithshka për ti mbajtur ata të lumtur.
Disa njerëz, i duam, sepse janë në dispozicion, dhe nevoja jonë për t’u dashur na tërheq drejt tyre, sepse koha fluturon, plakemi, dhe na tremb të rrimë pa një shoqërues.
Disa njerëz, i duam, por e mbajmë sekret vetes sonë, ndaj rrimë të heshtur, edhe nëse na djeg, ne nuk e shpallim dashurinë tonë,sepse pengesat janë të shumta, dhe pasojat janë të frikshme, dhe është më e mira për ne, që dera rri mbyllur mes nesh.
Disa njerëz, i duam,por ata nuk na duan përsëri, kështu thyhemi dhe rrëzohemi, kurrë nuk i harrojmë, nuk duam askënd përveç tyre dhe i qajmë përsëri, çdo herë që nuk arrijmë të fitojmë dashurinë e tyre.
Disa njerëz, i duam, ne thjesht presim derisa të na shohin, derisa të na duan në këmbim, derisa të na duan aq sa ne i duam ata….”
….Kur shikuam orën brofëm në këmbë dhe me vrap, aq sa harrova të fiksoj një foto të dy bashkë, u drejtuam tek vëndi i takimit për librin e ri me tregime të mikes tonë….
Pirro Minella Millona
Elbasan, më 21 Shtator 2022.