MAJË GISHTASH
Në refleksione sysh
pasqyrojmë projeksione
të ndryshme nga vetet
Mpakem tek luajmë
në shfletime të shpejta
shpirtrash
Qē bien ngadalë
pingul të na therin
zemrat
Po skuqen udhët e mallit
U harruam pa dashtë
horizontesh
lidhur majë gishtash
