Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--UNË NUK DI TË DUA NDRYSHE-

Enertin Dheskali–UNË NUK DI TË DUA NDRYSHE-

-UNË NUK DI TË DUA NDRYSHE-

Unë nuk mund të të dua ndryshe!
Ndaj mos më shaj për këtë dashuri,
Une dashuroj siç dashurojnë vetëm poetët, Shkoj me ty deri në marrëzi
Dhe kthehem duke t’i puthur ndjenjat,
Me llavë të çmendur pasioni…


Unë nuk mund të të dua ndryshe,
Përveçse kështu

,
Aq sa një ëndërr do te dukej realitet,
Dhe realiteti do të çmendej nëpër ëndrra…
Duke luajtur simfoni të ëmbël puthjesh,
Në trupin tënd të bukur si copëz ylli,
Që drithërohet si gjethe vjeshte,
Si një tel kitare,
Nën duar të çmendura nga pasioni…


Unë nuk mund të të dua ndryshe,
Përveçse si një stuhi e ngrohtë,
Që t’i zhvesh të gjitha mendimet dhe ndjenjat,
E të bën të drithërohesh pa fund,
Nën rrebeshin e puthjeve dhe ledhatimeve.


Unë nuk mund të të dua ndryshe,
Përveçse si një përrua i ftohtë,
Që bie mbi kurmin tënd,


Si uji mbi gurët e etur në zhegun e korrikut,
Që i shkrin të gjitha stinët brenda shpirtit,
E të kthen në zjarr pasioni,
Mbi retë e bardha të përqafimit…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT