S’kam faj
Përmallohem,
lotësh mbytem.
S’kam faj
Fytyra qeshet
kur gëzimit mbështillem
S’kam faj
Ngrysem, zbehem,
kur më rrok trishtimi
S’kam faj
Shpesh herë gaboj,
nga gabimi mësoj
S’kam faj
Idhnohem, frikësohem,
qaj, qesh ,trishtohem ,
pikëllohem
,
ndjej dhëmbjen,
emocionohem
Jam njeri
S’kam faj…
