Nga Shkupi, Flora prej vitesh ka dëshmuar se moderimi nuk është thjesht një profesion, por një art që kërkon pasion, përkushtim, inteligjencë dhe shumë dashuri për publikun.
Rrugëtimi i saj nisi që në adoleshencë, me një emision për fëmijë, për të vazhduar më pas me “Pizzicato” në Alsat-M, një emision shumë i ndjekur dhe i dashur për publikun, kryesisht në botën e showbiz-it. Më pas erdhën “Pastel” në RTV21 Maqedoni dhe “Prizma” në Alsat-M, duke dëshmuar edhe një herë profesionalizmin dhe talentin e saj të veçantë.

Dhe rrugëtimi vazhdon… së shpejti Flora do të rikthehet me një projekt krejt unik, “Me Florën”, një emision që premton të jetë po aq i veçantë sa vetë ajo!
Flora është nga ato figura që nuk mjaftohen vetëm me të qenë para kamerës – ajo di të përcjellë emocion, të krijojë atmosferë dhe t’i japë kuptim çdo bisede e çdo programi që drejton.

Sot, në ditën tënde të veçantë, të urojmë nga zemra shumë shëndet, lumturi, dashuri, suksese dhe vetëm të mira pa fund.
Urojmë që çdo hap i yti të të çojë drejt ëndrrave të tua dhe që buzëqeshja, energjia dhe pasioni që të karakterizojnë të mos të mungojnë kurrë.
Gëzuar ditëlindjen, Flora!
Edhe shumë vite të bukura, me plot suksese, projekte të reja dhe momente që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut!
