Shtëpia ime
E dua shtëpinë time që ka kaq shumë shenjtëri
Më vjen këtu buzëqeshja simjaltë i ëmbëlsuar.
Ngjan si rreze diellit per të ndriçuar ëndrrat pa mbarim.
E dua këtë prag ku jam përherë e dashuruar
E dua këtë prag ku kalon çdo kufi imagjinate .
Që më sjell kaq shumë gëzim e lumturi.
Qoftë e bekuar kjo folezë në të ardhmen
Në jetën që më jep dhe gëzim dhe trishtim
Madhështinë e shpirtit do ta vadis me dashuri
I përulem kësaj porte të sigurtë me mall.
Ajo është shtëpia ime e mbushur me lule e trëndafilë
Që më sjell ca tinguj kënge a një serenatë të rrallë.
