PUSHTETI IM
Pushteti im
DASHURIA
E përndoqa
shtegut të harrum
të shpirtit të djerrë
nga puthjet meskine
Larë me lot
Drini e Bune
Lartësuar me dritë
marrë nga hoje hyjsh
Përgjatë bregut të lutjeve
në meshat brēnda vetes
Ditësh e netësh
ku ëndrrave
marr kurora duarsh
të mbēshtjellë pērqafime
ZOTASH
Ditësh jo fatlume
