Thursday, February 26, 2026
BallinaSportMbyllje perfekte për Muriqin, renditet në "TOP 5" në...

Mbyllje perfekte për Muriqin, renditet në “TOP 5” në La Liga

Majorka e Vedat Muriqit triumfoi me rezultatin 3-0 në duelin e javës së fundit të La Ligës, duke u renditur në vendin e 9-të në elitën e futbollit spanjoll.

Mbyllje perfekte për sulmuesin shqiptar të Kosovës, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të, duke zhbllokuar sfidën, për t’i hapur rrugën më pas golave të Kompete dhe Rodriguez.  

Me këtë gol, Muriqi e mbylli sezonin në La Liga me 15 realizime dhe 3 asiste duke u renditur në vendin e pestë në listën e golashënuesve. Vetëm Levandovski, Benzema, Joseleu kanë shënuar më shumë se ish-sulmuesi i Teutës dhe Besës së Kavajës.  

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT