Si u ” helmova” me pasionin për fotografinë.
Posa kisha kryer klasën e tetë të shkollës fillore. Në verën e vitit 1969 babai më solli një aparat fotografik. Ishte një dhuratë, nga një miku i tij, që sapo kishte ardhur për pushime, nga Gjermania.Ishte një, aparat tejet i thjeshtë. Një kuti e plastikës, me një objektiv fiks, dhe aty në objektiv i shte një grep, që duhej të kurdisej, që të mund të shkrepej me butonin. Me një dritarëz të vogël anash. Isha tejet i lumtur. Aq sa , deri vonë nuk fjeta prej gëzimit, për këtë dhuratë aq të çmuar atëherë për mua. Menzi prita që të zbardhëte dita, të shkoja të kërkoja filmin për te.
Në mëngjes, me aparatin në dorë dhe drejtë tek “Foto Zherka”, ku bleva filmin e parë, bardhë e zi të markes ” Agfa”. Kur erdha në shtëpi, e vëndosa filmin në fotoaparat. Me hapjen e shpines se fotoaparatit, më befasoj dhe më zhgënjeu, thjeshtësia e brendëshme e kutisë. As që kisha pa më parë, por e paramendoja disi më të komplikuar brendesinë e një fotoaparati. Dosido, e vëndosa filmin në te. Isha i lumtur, por edhe i zhgënyer nga thjeshtësia e brendisë. Fillova të fotografoj.
Ashtu, çka më binte në sy. Brënda ditës shpenzova të tridhjet e gjashtë pozat. Dhe, i ngazëllyer, pa një pa dy, hapa kapakun dhe nxora shiritin filmik. Doja të shifja, negativet e atyre që kisha fotografuar. Por zhgënjimi ishe shumë i madh, kur pashë se filmi nuk kishte ndryshuar, kishte at ngjyrë, si e kisha vendosë. Erdha në përfundim se fotoaparati nuk funksiononte.
Prita deri kur erdhi babai, dhe i tregova shiritin e filmit duke i thënë:
– Qe shiko, ashtu si e kam vendosë, nuk funksionon fotoaparati që ma solle. Normalisht duhet të ishte bardh e zi negativi i atyre qe fotografova.
Pasi buzëqeshi, më tha
– E paske çu dam filmin. Aparati nuk qelet, kështu, duhet ta qosh te fotografisti. Ai din si, dhe atje zhvillohet filmi.
U skuqa nga turpi, dhe nuk bëzajta ma. Ky ishte mësimi parë që mësova per fotografinë.
Pastaj, unë isha myshteri i rregullt i fotografëve të atëhrshëm të qytetit, për zhvillimin dhe punimin e fotografive. Duke filluar nga ” Foto Zherka” , ” Foto Studio Fadili” e ca tjerë, që numroheshin në gishta atëherë. Duhej të pritej mjaftë gjatë për të marrë fotografitë, me javë të tëra atëherë. Ajo kohë e pritjes pa fund, më bëri që të interesohësha, dhe të mësoja per punimin e fotigrafisë në kushte shtëpije. U interesova dhe grumbullova literaturë të kohës për këtë.
Me kalimin e viteve, ndrrova mjaft fotoaparate, duke filluar nga ” Smena 8″ aparat Rus, pastaj, ” Bereta” e Gjermanisë Lindore, ” Kodak”,, rreflekset” Zenit” , ” Praktica” ” “Konica” e duke përfunduar me ” Canon” e ” Nikon”. Po flas gjithëhrë per ato me shirit filmik 35 mm.
Pastaj, fillova të zhvilloj vet filmin dhe ma në fund edhe të kryej gjithë procesin e perfundimit të fotografisë bardhë e zi në kushte shtëpije.
Ishte një kohë kur fotografia mu bë pasion.Çka e bënte interesante, koha e pritjes, prej momentit kur ti shkrepje e deri te momenti kur përfitohej fotografia finale, kurr nuk ishe i sigurt se a ja ke qëllu asaj që ke deshtë. Ajo e bënte shumë tërheqëse, fotografinë. Një kohë fundvitet 70’ta pjesën më të madhe të fotografive bëheshin në teknikën me ngjyra, ishte një mënyre kesi soji blihej filmi, në at kohë ” Fototehnika” e Zagrebit dhe në çmim ishte zhvillimi, që do të thotë dergohej permes postes ne Zagreb dhe porositeshin fotografitë dhe këtheheshin permes postës . Pagesa per kohën nuk ishte aq e vogël.
Është interesant të thuhet se të gjithë dëshironin të fotografoheshin por kur vinte puna të pagesa nuk ishin fort të nxehtë me i pague shpenzimet e fotografisë.
Edhe perkunder përparimit të teknologjisë, sidomos tani me këtë numerike, mbetet pasioni për atë të teknikës në shiritin e filmit celuloid nëper fazat e zhvilluesit, ndërpresit dhe fiksirit. Si dhe punimi i fotografive në letren fotografike. Pasioni ngelet. Teknika ecë.
