Saturday, April 11, 2026
BallinaVitrina e libritFetah Maliqi-HARTAT TONA

Fetah Maliqi-HARTAT TONA

HARTAT TONA

S‘di çfarë të kujtoj më parë
O Dardania ime e uruar
Çfarë të heq e vë në radhë
Janë shumë për t‘u numëruar


Që godina e jetës të ngelet
Kumboi fjala e thirri jeta
Po përplasen të vërtetat
E shenjta liri fitoi domosdo


Dritë shpirtërash ndriçojnë si diell
Plisa dhe plagë nëpër fate
Shantanë zemrash deri në qiell
Erdh liria nga lotët zjarr


Sot kemi sfida të reja ku shkojmë
Të flasim me botën anë e mbanë
Pikat e hartave të rishikojmë
Kufijtë tanë kanë prerë anembanë


Hartat tona të shpalosen
Bukë ejona aty gatuhet
E dinë gjithë bota të vërteten
Shqipja e bukur flet në flamur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT