Friday, April 10, 2026
BallinaLajmeRrahje dhe të shtëna me armë për shkak të një konflikti në...

Rrahje dhe të shtëna me armë për shkak të një konflikti në Prishtinë, lëndohet një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar se për një rrahje që ka ndodhur mes dy personave në Prishtinë, ku gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë, shkruan Gazeta Metro.

Në raportin e saj, PK’ja shton se, në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

Viktima që ka pësuar lëndime trupore, ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Prishtinë 11.06.2023 – 19:40.  Ka ndodhur një konflikt/ rrahje në mes të dy personave meshkuj kosovarë, ku gjatë konfliktit dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Viktima i cili ka pësuar lëndime trupore ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar PK’ja. /gazetametro.net

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT