Tuesday, April 7, 2026
BallinaVitrina e libritLulëzime Malaj-Sa herë vjen vjeshta..

Lulëzime Malaj-Sa herë vjen vjeshta..

Sa herë vjen vjeshta..

Retë zhveshin, e veshin qiejt gri..
Rrëzon vjeshta fletët e ngjethura,
Hapat hedh koha në rrugën pakthim,
Hedhur tokës fletët, si letra të vjetra.


Për kohën e shkuar pikon në to mall,
Dhe njollat mbi to, si lotët nëpër rreshta,
Një gjethe shtrihet, supit tim ngadalë,
Si prekjen e dorës tënde, e uli vjeshta.


Por ajo kohë, si këto gjethe psherëtijnë..
Rrotullohen nga era, e s’gjejnë paqe,
Dhe në park stolin tonë e mbulojnë,
Si letra lamtumire dhe një lot mbi faqe.


Si letra të verdha nga koha zvetnuar,
Rafteve të postës zarfet atje mbetur,
Të zhubrosura nga koha harruar,
E mbulojnë tokën nga pritja dergjur.


Sikur presin ditën tek ty të mbrijnë,
Era sikur do t’i nisi, në udhëtim patjetër,
Tufa gjethesh, në ajër venë e vijnë,
Si letra poste që pa adresë mbetën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT