PËRKUSHTIM…
Cdo gjë që duam është si një lule,
Kërkon përkujdesje!
Ashtu është dashuria,
Ashtu është fëmija,
Ashtu është puna,
Ashtu është shtëpia,
Ashtu është e vërteta,
Ashtu është liria…
Ashtu dhe vetvetja!
Por kjo e fundit lulëzon,
Kur të gjitha ato që duam,
Kanë lidhur frutet,
E përkushtimit që s’mbaron!
