NUK VLEN MË FJALA “MË FAL “
Hej ju vajza e ju djem !
Respektoni nanë e babë
Vjen një ditë e më s’do t’jenë
Se shkon jeta e s’vjen prap
‘
Nuk vlen loti në varreza
Nënë e babë kur t’mos i kesh
Dashurinë mbille ndër breza
Pishman vetes të mos jesh
Edhe lule kot sa çoni
Kur s’i doni sa janë gjallë
Dhe n’varreza kot sa shkoni
Nuk vlen më fjala “më fal “
