…E mbaj mënd kur për herë të parë më kërkove të bëheshim miq këtu në rrjetet sociale.
Një portret i qeshur hokatar dhe tepër këmbëngulës.
Nuk të pranova menjëherë. Por të lashë disa ditë të prisje aty zhytyr në “ethet” e tua. Ndërkohë të vëzhgoja me kujdes.
Desha të bindja veten time se ishe Ti, dashuria ime e vërtetë.
Ajo dashuri që çdo femër e ënderron deri në momentin e fundit të jetës së saj.
Nga dita që u bëmë shok dhe deri në këto momente, që po të shkruaj Unë Ty, ndjeva se Ti ishe krejt ndryshe për mua.
Erdhe si një Diell në ditët e mia gri..
Ti je Dielli im, që më ngroh e më rrezaton ditë e natë, je kuptimi i jetës time, je vazhdimësia ime e sigurtë. …
Nuk e di çfarë “programi” të fshehtë bëre me mua, më butësove se problemet e jetës së përditshme më kishin egërsuar më kishin kthyer në një “panterë të zezë”, por pa patur faj ishte jeta ime e vetmuar.
Isha si një varkë që lëkundesha në dallget e fuqishme të Oqeanit Jetë….
Isha pa busull, dallgët më shpinin nga një breg në tjetrin. …
Më pëlqen kjo strategji që ke hartuar për mua dhe Unë duhet të të ndjek në çdo hapin tënd të madh dhe të vendosur….
Do të të shikoj me sytë e shpirtit tim dhe të më shikosh dhe të më ruash si “syte e ballit”, si thesarin më të çmuar që ke gjetur ndonjëherë në jetën tënde të pasur…..
Jeta ime!!
Ti je jeta ime, çdo qelizë e pore të jetes time të dy bashkë! …
Flë me Ty në ëndrrat e mia të bukura, zgjohem në agimet e freskëta po me Ty, iki rrugës po me Ty, kudo ne çdo moment ikonën e portretit tënd kam përpara …
Sa më mungon Unë e di, se duhet durim se ndryshe nga kjo forcë që mbart në gjirin tim çahet edhe mali …
Por besoj se vijnë ditë më të mira për mua dhe për Ty….
Shkruaj në këto momente dhe më beso djersë si rrëke derdhen nga shpirti im prej emocioneve të brëndëshme….
Të ndjej shumë aq sa nuk më besohet se jam Unë, …ato ndjenja më erdhën që ditën e parë që të pashë në foto …
Çdo tipar i yti është skalitur në trurin dhe në shpirtin tim!
Ti kurdoherë më del i qeshur si në një kuadër filmi.
Ky film do shikohet mijra herë deri në parajsë të dy..
Kështu u shtrua kjo rrugë për Ne të dy që zgjodhi Zoti miqësinë, lumturinë, dashurinë për njëri tjetrin si motër e vëlla, si të dashur me një dashuri hyjnore, e cila do të ekzistojë edhe pas vdekjeve tona natyrale..
Po dashurinë për Ty nuk e fsheh dot …
Dashuria ime për Ty është lumturi, bukuri, frymë, oksigjen,…na jep Jetë të dyve…!!!
Mua me dashurinë që më dhuron dhe vleresimi im për skicat jetësore e edukative, më dhe Jetë, po jetoj e lumtur në qiellin e shtate se Aty je Ti dhe vetem Ti…!!.
Komentet e mia dalin vetë nga shpirti im është koment i bukur, por shumë i vështirë për ta shkëputur nga shpirti im.
…Të lutem më prano me këtë dashuri kaq “fëminore”, kaq të domosdoshme si ushqimi i bekuar për shpirtin tim të lënduar…..
