MALLI YT
Komodina e mallit tënd
Qëndron aty
Statike ndjenjash
Prekjet e kohës
Ia fshinë
Pluhurin e mërzisë
Ngjyrat e shpirtit
Ia thelluan ngjyrën,
Lotësh
Kujtimeve të netëve,
Ëndrrave ku më shfaqesh
Rrallë herë,
Herë përballë
E fasim sysh,
Dhe ikën mirazh
Mesazh i koduar,
Mall brinjjësh i shkruar
Përqafimesh munguar
Por,
Dhe kur ti
S’je mē aty
Sërish të ndiej ndër duar
Me të vetmen relike ruajtur
Nga mola ditësh
Të trazuara