Friday, October 18, 2024

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka komentuar humbjen nga Bjellorusia.

Kosova sot pësoi humbje zhgënjyese 2:1 nga Bjellorusia, përcjellë lajmi.net.

Kështu duke zbehur shumë gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian, Euro 2024.

Pas ndeshjes komentoi humbjen edhe kapiteni, Rrahmani, duke u kërkuar falje tifozëve.

“Nuk po shkojnë shumë gjëra siç duhet. Duhet shumë shumë shumë ndryshime sepse ka shumë punë për t’u bërë. Përgjegjësi kanë të gjithë. Kur janë rezultatet e këqija përgjegjës janë të gjithë bashkë. Janë disa detaje që në fund e vendosin fituesin. I kërkojmë falje tifozëve, unë i pari. Shpresoj që të kthehemi ashtu siç duhet”, tha Amiri.

Kosova pas kësaj humbje pozicionohen në vendin e pestë në Grupin I, me tri pikë të grumbulluara, nga katër ndeshje sa kanë zhvilluar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT