Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Nëse ja del…!

Teuta Beqari Osmani-Nëse ja del…!

Nëse ja del…!

Gjithmonë më thosh mamaja,”Mos u beso lajkave”
Se në këtë botë ka njerëz që të hiqen se të duan
Ka më shumë me dy fytyra,e me llafe të bukura
Këtej të lyejnë e të rrëgullojnë, e këtej thonë të kundërtat!


Ik nga Ato që mundohen të të afrohen me çdo kusht
Pa i afruar, të vijnë nga pas si kur të kanë borxh
Të lëpihen derisa (ia del) të të blejnë për flori
E të shesin tek të tjerët si një këngjill, a si me bloz!


Ruaju bije e mamit e nga Ato femra, që hiqen të ndershme
E bëjnë të tërheqin sytë e botës si me (pa)qëllim
Ato janë dhelpra, të djallëzuar sa të shpien në sofër
E pastaj të hanë si një vemje, shpirtin pa mëshirë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT