Saturday, December 21, 2024
BallinaNgjyra jeteHumor“Asgjë nuk është Enver Hoxha këtu, çfarë ishte një Ramazan në trojet...

“Asgjë nuk është Enver Hoxha këtu, çfarë ishte një Ramazan në trojet shqiptare në Maqedoni!”

Asgjë nuk është Enver Hoxha këtu, çfarë ishte një Ramazan në trojet shqiptare në Maqedoni!” “Në vitet e 80ta një shtetas i Shqipërisë vendos ilegalisht të kalojë në Jugosllavi. Kishte qenë i lodhur nga diktatura dhe varfëria. Nëntë muaj bukë misri, vetëm një herë në muaj mish, mungesë të prodhimeve bazike ushqimore.Kalon me varkë nëpër liqen dhe arrin në Strugë.Futet në një qebaptore i urritur tejmase.– Më jepni 20 copë qofte me bukë gruri, me një Coca Cola.– A më falni, nuk mundet. E ndalon Ramazani. As ujë s’mund t’u shërbej, ia kthen kamarieri.Vendos të shkojë në një qytet tjetër. Ndalon në Gostivar për byrek.– A më falni, nuk mundet. E ndalon Ramazani, i thotë edhe këtu kamarieri.I zhgënjyer vazhdon për Tetovë. Futet në restorant dhe kërkon qofte Sharri.– A më falni, nuk mundet. E ndalon Ramazani.Vazhdon për në Shkup. Të njëjtën përgjigje edhe atje.Vendos të kthehet prapë në Shqipëri, njëjtë ilegalisht me varkë. Kur e sheh familja gëzohet dhe fillojnë ta pyesin:– Hë, si ishte Jugosllavia, ishin të kamur, të lirë…si jetonin njerëzit?I dëshpëruar përgjigjet:– Asgjë nuk është Enveri këtu çfarë ishte një Ramazan atje. Jo vetëm ushqimin, ua kishte ndaluar edhe ujin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT