BallinaNgjyra jeteLabinot Ademi – Labi,Një emër,një karakter,një histori suksesi

Labinot Ademi – Labi,Një emër,një karakter,një histori suksesi

Ka njerëz që suksesi i tyre matet me atë që arrijnë për veten, por ka edhe njerëz të rrallë, suksesi i të cilëve merr kuptim nga ajo që bëjnë për të tjerët. I tillë është Labinot Ademi – Labi.

Një burrë i palodhur, një punëtor i jashtëzakonshëm dhe një njeri që me punën e tij ka ndërtuar suksese të mëdha me CheBar Group. Por pas gjithë këtij suksesi qëndron një zemër edhe më e madhe.

Labi është prej atyre njerëzve që nuk dinë të qëndrojnë indiferentë përballë nevojës së tjetrit. Kudo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet apo një dorë të zgjatur, ai është aty. Pa shumë zhurmë, pa kërkuar lavdi, por me zemër dhe me bindjen se e mira duhet bërë.

E veçantë është edhe përkrahja e tij e palëkundur për çlirimtarët që gjenden në Hagë. Ai nuk është mjaftuar vetëm me fjalë, por ka qenë i pranishëm edhe atje, duke udhëtuar për të qenë pranë tyre në ditët e gjykimit. Sepse për të, përkrahja nuk është vetëm një fjalë – është vepër, është qëndrim dhe është besnikëri.

Labi, njerëzit si ti nuk maten vetëm me pasurinë që krijojnë, por me gjurmën që lënë në zemrat e njerëzve.
Të urojmë nga zemra shëndet, lumturi, mbarësi dhe suksese të pafundme. Qofsh gjithmonë i rrethuar me njerëz të mirë dhe me dashurinë që ti ua ke dhënë të tjerëve.

Respekt dhe mirënjohje për ty, Labi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT