Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-ÇDO NATË

Valbona Kolaveri-ÇDO NATË

ÇDO NATË

Çdo natë,
Magjia troket furishëm
Në porta xhami
Shpirtrash të ngulfatun
Mall

Ku,
Avuj dëshirash,
Bymehen
Në magji fjalësh,
Tek kërcejnë valle yjesh

Kërkojnë
Sytë e natës
Të zbërthejnë
Kopsa epshesh
Që mbërthejnë
Gjokse qiejsh

Energji zotash
Ngazëllejnë
Tokë të brumtë
Frymëmarrjesh

Ardhur furishëm
Ujrash të paqtë
Melankanonie
Që kullojnë brigjesh
Shkumë pasioni

Ngazëllejnë
E dehin me fjalë
Çmëndurie
Dashnish

Kureshtje hyjsh
Zgjohen,
Të përgjojnë
Energjinë e të nesërmes

Çdo të ndodhë
Nëse qelqet thyhen?
Me malle që digjen..
Çdo të ndodhë?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT