Ballkani ka prezantuar drejtorin e ri sportiv, i cili do të jetë Omer Bunjaku.
Këtë kampioni i Kosovës e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv. Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar. Mirë se vjen Omer Bunjaku!
32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës.
