Thursday, January 22, 2026
BallinaLajmeEra e fortë e largoi tre kilometra nga bregu i detit në...

Era e fortë e largoi tre kilometra nga bregu i detit në Ulqin, shpëtohet 4-vjeçari nga Kosova

Një fëmijë 4 vjeçar nga Kosova është shpëtuar të hënën në një plazh në Ulqin pasi era e fortë largoi nga bregu dyshekun e ujit në të cilin po qëndronte. Pavarësisht se pushuesit u munduan ta shpëtojnë, erërat e forta e larguan vogëlushin rreth tre kilometra drejt ishullit Ada Bojana.

Roja i plazhit i erdhi në ndihmë vogëlushit duke përdorur një mjet lundrues. “Për fat të mirë prindër, djali u shpëtua në momentet e fundit, sepse ekzistonte rreziku që deti i trazuar të përmbyste dyshekun dhe pyetja është nëse shpëtuesit kanë pasur kohë të reagojnë në kohë”, thanë autoritetet./abcnews.al

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT