Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritRemzie Rexhbogaj-MOS MA MBYLLNI PLAGËN

Remzie Rexhbogaj-MOS MA MBYLLNI PLAGËN

MOS MA MBYLLNI PLAGËN

Mos ma mbyllni plagën
Që më kullon vrerë
Lerëni derisa unë të vdes
Lerëni që dhembja të rrjedh
Në çdo pranverë
Se dhembja është e bukur
Kur ke për kënd ta ndjesh
Agimeve të mëngjesit
Rrezet e diellit mos ia fshiheni
Se në ato rreze dielli
Ngrohtësinë e shpirtit të Ernes
Do ta keni
Ah ,sa do doja në muajin maj
Të vdisja edhe unë
E ti mbyllja sytë në datën 18-të
Atë datë që Erna ka ndërruar jetë
E kur të bie muzgu i mbrëmjes
Të vjen shkëlqimi i Hënës
Në atë mbrëmje
Erna do të qëndroj
Në preherin e nënës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT