Vashëzë të dua
Sapo doli vashëza
U fsheh dielli, hëna
Nga hiret e saja
U magjeps mëhalla
Kur më ecje rrugës
U drodha i tërë
Dhuratë nga qielli
Moj thëllëzë mali
Shkëlqimi si ar
Sytë na verboi
Gurët morën flakë
Sokakut kur shkoje
Trupin si lastar
Flokët hedhur supeve
Ç’na morre më qafë
Belin kur e tundje
Faqet flak të kuqe
Buza mjaltë pikonte
Si zambak i bardhë
Gusha të zbardhonte
Afrohem ngadalë
Të të prek s’guxoj
Ti më buzëqesh
Sevdanë më shton
Sytë e tu të qeshur
Si shkëndija janë
Në zemër më ndezën
Një zjarr të paparë
Mos më ler të pres
Se të dua shumë
Dorën ti ma jep
Mos ta lëshoj kurrë
