Saturday, December 27, 2025
BallinaSportLaçi: Duam kualifikimin po edhe vendin e parë në grup

Laçi: Duam kualifikimin po edhe vendin e parë në grup

Objektivi i parë ishte kualifikimi në Evropian e tani si objektiv të dytë kemi vendin e parë në grup, ka thënë futbollisti i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi.

Ai ka folur para mediave në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë, që do të zhvillohet të martën në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00.

“Objektivi i parë ishte kualifikimi në Evropian. Tani si objektiv të dytë kemi vendin e parë dhe për atë do luftojmë. Besoj se niveli i ekipit Kombëtar është ngritur. Të gjithë lojtarët janë në kampionatet më të mira në botë. Të gjithë japin maksimumin. Të gjithë lojtarët kur vijnë në ekipin kombëtar janë të motivuar, ndihemi të gjithë krenar dhe tani kemi një shans shumë të madh për të bërë ëndrrat e shqiptarëve dhe tonat realitet, kualifikimi në Evropian”, ka thënë Laçi.

Ai ka folur për situatën në kampin kuqezi pas fitores me Çekinë.

“Jemi pak të çliruar sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të marrë tre pikët dhe për të krijuar shkëputje në pikë përkundrejt Polonisë dhe Çekisë. Ne jemi gjithmonë me këmbë në tokë, s’ka mbaruar gjë akoma. Kanë ngelur dhe dy ndeshje për t’u kualifikuar në Evropian”, është shprehur Laçi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT