Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-AH KJO VJESHTA…!

Petro L. Sota-AH KJO VJESHTA…!

AH KJO VJESHTA…!

Iku vapa me gushtin,ashtu edhe vera iku,
Duke pjekur shegët, po piqet edhe fiku,
Dalëngadalë vjeshta, ngjyrën e saj ndërroi,
Bashkë me thanat, po merr pjekje dhe ftoi.

E freskët vjen vjeshta, me erë e pak shi,
Në vreshta vilet rrushi, i bardhe edhe i zi,
Vjen me nuse të reja, më gjithë këto të mira,
Piqen të gjitha frutat e vijnë edhe stuhira.

Ah, kjo vjeshta, s’mund të harrohet lehtë,
Dikë që e ndau vapa, vjeshtën po e pret
Të kthehen ëndërrat,ato mbrëmje me hënë,
Të kthehet dhe ajo dashuri, gjysëm e lënë.

Nuk bien gjethet të gjitha, ndonjë edhe mbet,
Ashtu si një dashuri, që një zemër e pret,
Mbetur në një park, në një stol vetem rri,
Pret ndoshta atë, që ka humbur në dashuri.

Bashke me muzgun, zbret edhe mjergulla,
Ndonje verige rrushi, ka mbetur tek pjergulla,
Zogjet me heret, struken gjithashtu ne folete,
Kjo pamje ne pergjithesi, po me duket e qete.

Por vjeshta ndonjëherë, me stuhi edhe vjen,
Papritur në një obrell, një dashuri shpërthen,
Kur edhe shiu vazhdon të bjer me rrëmbim,
Në obrell do të mbesin ca puthje si kujtim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT