Një person gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë
Eshtë gjetur pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Pojatë të Ferizajt, të martën në mbrëmje, ka njoftuar Policia e Kosovës që rastin e ka cilësuar si “vetëvrasje”.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
