Saturday, December 27, 2025
BallinaSportTonali e ka pranuar se ka vënë baste për Milanin

Tonali e ka pranuar se ka vënë baste për Milanin

Mesfushori i Newcastle United, Sandro Tonali, e ka pranuar se ka vënë bast për ndeshjet e Milanit teksa ka folur përpara prokurorisë.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se gjatë takimit të djeshëm të Tonalit me prokurorin, Giuseppe Chine, mesfushori ka folur për veprimet e tij dhe italiani tashmë ka nisur të kontribuojë në hetim

Marrja në pyetje zgjati rreth tre orë, por më parë Chine ishte takuar me Tonalin në një vend sekret.

Tonali e pranoi se kishte vënë baste në futboll, por më e rëndësishmja, ai rrëfeu se kishte vënë baste në ndeshjet e Milanit gjatë kohës së tij te “kuqezinjtë”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT