U ZGJUA VJESHTA E DYTË.
Më në fund, vera e zgjatur,
sot na tha lamtumirën,
e bashkë me të,
iku edhe ajo temperaturê e nxehtë,
që dukej jo normale,
si diçka e ulur jasht vendit të vet e veshur keq…
Tani do pregatisim shpirtin,
zemrën e syrin,
të ndjejmë e shohim mjergull,
erë e shi,
e më vonë të na arri i ngrysur,
dimri i vërtetë …
Do jetojmë ditët,
që kanë filluar të shkurtohen,
që do na shtyn të nxitojmë,
se dielli gjumash, shkon të flej,
è vjen nata shpejt.
Tek ne, më në fund u zgjua vjeshta e dytë,
E unë ju uroj një mbrëmje e natë të mirë!
