Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeNë veri nis ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e...

Në veri nis ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së në komunat veriore të Kosovës.

Ministriv Krasniqi ka shkruar në Facebook, se bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, ishin në fshatrat Cerajë e Bistricë të Leposaviqit ku ka nisur ndërtimi i shtëpive për disa familje përfituese.

“Në veriun e Republikës së Kosovës ka filluar ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive. Me Ministrin Xhelal Sveçla, në Leposaviq vizituam familjen e Hajriz Aliut dhe familjen e Bashkim Ibrahimit nga Fshati Cerajë. Ndërsa në Bistricë ishim tek familja e Muharrem Muharremit dhe familja e Artan Imerit. Banorët e Leposaviqit tashmë kanë infrastruktur rrugore më të mirë për arsye të rrugës së asfaltuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT