Wednesday, June 25, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-KE ME M'LYP

Valbona Kolaveri-KE ME M’LYP

KE ME M’LYP

Ti ,i mjerë
Me shpirt të vogël
Bjerrun britmash ,
Dhe pa dritë,
Edhe n’grykë të vorrit
Ke me më lypë

Ti,
Që kockat mi ke tru,
Orë e çast
Se gojët zehër i ke pas,
Shenjtët ke me lut,
Shpëtimin,
Me ta sjellë një ditë,
Farë judësh
Që s’ke Zot

Turbulemcë negative energjish,
Veç karmën do të kthesh
Mbi veten,
Në këtë botë
Apo në tjetrën,
Cfarë të bësh
Ti do të gjesh,
Lutju Zotit
E bëhu shenjt,
Fal mirësi e sill gëzim
Që t’mos digjesh ferrit o njeri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT