Thursday, June 26, 2025
BallinaVitrina e libritSahit Shala-ZANAT SHQIPETARE

Sahit Shala-ZANAT SHQIPETARE

ZANAT SHQIPETARE

Zanat shqipetare kur dalin në oborr
Bardhë si uji i Drinit ndrin porsi dëborë
Zanat shqipetare kur ikin te kroi
Nuk do tjetër shpirti veç t’flasin me gojë


Zanat shqipetare kur dalin në ara
Ndrin silule prilli gjithmonë janë te para
Zanat shqipetare i marrin dritë diellit
Zërojnë si bilbili gjer në kupë të qiellit


Zanat shqipetare kur shkelin n’prag të derës
Qeshën uji i Drinit çelin lule t’verës
Zanat dorë për dore kur na hyjnë në valle
Janë si lulebore si shqipet mbi male


Zanat shqipetare kur kapen për dore
Nis flladi prej gëzimit për këto lulebore
Kur me ujë si bora i lajnë gushë e faqe
lule si kurora, çelin në cdo bahçe.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT