Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija, ishte protagonist në fitoren e Paderbornit ndaj Hamburger me rezultat 2-1, në kuadër të Bundesliga 2.
Muslija asistoi dy golat e fitores. Ai fillimisht dha një asistim për Filip Bilbijan, në minutën e 21’, duke barazuar rezultatin në minutën e 21’.
Në pjesën e dytë, Muslija asistoi për Ilyas Ansah, në minutën e 62’, i cili rezultoi të jetë i fitores.
Paderborni pas fitores kalon në pozitën e nëntë me 24 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv.