NUK NGJASOJMË M´SA NATA ME DITË
Nuk jam ekrani i askujt,
As i yti, po as ti sje ekrani im.
N´këtë vit do t´i lë pas gjitha padrejtesitë,
Dilemat, lajkat e marrëzitë.
Le te rrinë tek ti pabesitë!
Mua s’kanë ç’më duhen.
Slejoj asnjëherë në strofullen time të brisht,
të futen marrëzitë.
Prandaj, lermëni mua se,
Assesi nuk jam ekrani yt.
Unë i takoj një mendësie dritëdhënëse
Ecila, te unë, nuk ka errësirë, por
ka yje që ndriqojnë mirësi në çdo shpirt.
Edhe nëse më lidhni me zinxhirë t’çeliktë,
Nuk ngjasoj në ju as sa nata me ditë.
Në atë shpirt fanatik e me aromë myku
Kaherë i bini telit në çdo qelizë.
