Me fytyrën drejt Shkelzenit linda
tek çela sytë e mi,
aty në maje të Shkelzenit e gjeta
cicën e nanës Kosovë të pi…
E si në nje gurrë të pa shterrur
në palcë të shkëmbit
vazhdoj të pi i pa ngimë kurr
qumshtin tënd Kosovë
Fjalën e pa këputur
të dheut të Kosovës mora,
në krahërorin e saj të shpuar
bëra vend ngjitë zemre
për djepin tim,
e rrehjet e mia të zemrës
u bënë një me dridhërimat
e përkundjet e
zemres së saj
Gjumin e jetës
ma vodhën ëndrrat
me lahuta të shkrumume,
me shpendsokola të vrarë
në maje shkrepash,
me kulla e oxhaqe të djegura
e lumenj të shfrenuar
prej motit të pa mëshirshëm.
Nga maja e Shkelzenit,
rojtari më besnik
i shekujve të Kosoves,
me sytë e të nesërmes
më del Kosova përpara,
një tokë e shenjtë
bleruar me ëndrra
e rritur në gjinj zanash.
