Mos më bëjë pisë!
Në këtë fillim viti
Edhe vargu më uroj
Një kërkesë bukur qëndisi
N’kartolinën që m’ dërgoj:
Kemi gjuhën më të pasur
Të ëmbël mjaltë gjuhën kemi
Fjalët që vinë mjaltosur
Mjaftë që t’u gjindet vendi.
Kujdes poet, mos më bëj pisë
Fjalë banale pranë meje mos qas
Mos më lerë të thatë, mos më ç’vish
Jepëm jetë, të ëmbël më bëjë, buza gaz!
Më bëj të ëmbël, sheqer, mjaltë
Helm e thartirë nuk i dua
Le të jemë i qetë, dhe i ndezur zjarr
Vetëm fjalë shpirti lësho tek mua!
Thjesht e urova dhe unë vargun tim:
Mos shterofsh kurrë, më ardhsh melodi
Jetsorë qofsh e plot kuptim
Se ti o varg nuk blihesh me flori…!