FSHEHUR
Janë fshehur
Një nga një diejt e mi,
Kthinave të mjegullta
Në tjegulla sysh
Po shprishen rrezesh
T’më bien vesë lotësh,
Shpirtit po mbërdhij
Mendimesh avulloj,
S’di a do mundem sërish?
Ti gjej ato pak flakë
Që u ndezën furtunës
Së dhimbshme t’dashnisë sonë,
Tek zbrazem shpirtit ftohtë
Dekika dekësh mbledh zemrës,
Sira resh më rrin mbi kry,
Der t’më çmendin ndjenjash
Për tek ti.
