Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritSheremet Prokshi-FRYMËZIM JANARI

Sheremet Prokshi-FRYMËZIM JANARI

Mbrëmë jam frymëzuar
Mbi qiell ilirian,
T’ia dëgjoj jehonën
Vargut Migjenian.

Shushuritnin zërat
Si valë Poradeci,
Po as asaj radhe
Ëndrra nuk më treti.

Vazhdoja të mbruhem
Rrjedhave letrare,
Për ta gjetur plot
Sofrën Lasgushiane.

Dhe ende s’jam zgjuar
Do flij si manar,
Pa të shoh çfarë sjell
Ky muaj, ky janar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT