EGËRSIRAT NË MAL
Bora kudo pyllin ka mbuluar
egërsirat sa shumë janë trazuar,
secila përpiqet të gjej strehim
disa prej tyre s’kanë as ushqim.
Disa janë futur nëpër shpella
të tjerat fshehur në shkurre,
ariu plak gërhet dhe vështron
ndoshta andej gjahu po kalon.
Lepujt vrapojnë sa andej-këndej
se zagarët nuk i lënë të qetë,
ndërsa gjuetari pas tyre shkon
tragun e lepurit ai kërkon.
Të gjitha egërsirat fshihen
se të ftohtit i mundon,
kitra kacavaret nëpër drunj
pak ushqim ajo kërkon.
Kur ngroh pak dielli
dhe bora vendin lëshon,
menjëherë ato gjallërohen
secila gjahun hulumton.
Gjahtari një lepur qëlloi
pastaj zagari afër ia afroi
i lodhur shumë kthehet në shtëpi
sot pat pak fat në gjueti.
