Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritJahe Fida-Nuk ke shans, kurrë, t’a përqafosh!

Jahe Fida-Nuk ke shans, kurrë, t’a përqafosh!

Nuk ke shans, kurrë, t’a përqafosh!

Diell do desha të bëhem e të puth horizont
t’a përkëdhel në lindje e përshëndes në perendim
qeshën kur më dëgjuan, po gabohesh më thanë
kjo dukuri e diellit është vetëm vegim, a iluzion!

Ik e ngjitu në majë, ku ngrihet dielli
në daç shko, atje, ku puthet,në perendim
por, nëse ti afrohesh, të largohet qielli
si takon dot, të pret, vërtet, dështim!

As ylberin, kot përpiqesh ta takosh
tek sa i afrohesh prej joshjes së ti’
nuk ke shans, kurrë, t’a përqafosh
lëviz magjistari, deri në të shkri!

Qëndro, ashtu, më thonë, shijo mrekullit
bjerë viktimë e botës iluzive
aty shfaqen magjishëm dukurit’
mrekullitë e botës së mashtrimeve!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT