BRENGË
Aspak nuk është e lehtë
Të marrësh rrugën e largët
Të kalosh
Fushë e bjeshkë,
N’kërkim të një drite
Në fund të tunelit
Sado larg të jetë,
E prapëseprapë në kërkim të saj
Kjo rrugë çdo ditë po gëlltit
Njerëzit e vendit tim
E zemrat ua ndan në copë-copë
Drejt asaj vrime të zezë
Të quajtur Evropë!